Site icon Telegrafi

Ajaxi me kontratë të re për Ziyech për t’ia hequr klauzolën e ulët

Hakim Ziyech. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Hakim Ziyech ka qenë njëri nga lojtarët kryesorë të Ajaxit edicionin e kaluar.

Gjiganti holandez fitoi titullin dhe Kupën e shtetit, ndërsa arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori ofensivë, Hakim Ziyech ishte shumë i kërkuar në tregun e transferimeve, por në fund vendosi të qëndroj te Ajaxi.

26-vjeçari pritet ta vazhdoj përsëri kontratën me Ajaxin, pasi klubi dëshiron t’ia heq klauzolën e ulët që e ka.

Hakim Ziyech (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Ziyech ka një klauzolë largimi me vetëm 30 milionë euro dhe Ajaxi nuk dëshiron largimin e tij për kaq pak para.

Kampionët e shumëfishtë të Holandës synojnë t’ia vazhdojnë kontratën deri në vitin 2023.

Skuadra holandeze pretendon ta shes yllin e saj në verë për një shumë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version