Telegrafi

Ajaxi kërkon kundërshtar për miqësore, Prishtina i uron mirëseardhje

Ajaxi ka konfirmuar se është duke u përgatitur për ndeshjet miqësore, para fillimit të edicionit 2021/22.

Skuadra holandeze do të fillojë përgatitjet për ndeshjet miqësore dhe ato mund të zhvillohen me disa nga lojtarët që nuk janë thirrur për Kampionatin Evropian apo në Kupën e Amerikës.

Zakonisht, klubet i përgatisin ndeshjet miqësore në muajt e verës, për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri.

Kështu, Ajaxi ka bërë një postim në llogarinë e tyre në Twitter duke pyetur: “Kush është për një ndeshje miqësore këtë verë?”.

Prishtina u ka replikuar atyre në postim, duke u thënë: “Ju jeni të mirëseardhur në çdo kohë”.

Do të ishte një përballje fantastike për kampionin e Superligës së Kosovës, që të zhvillonte një miqësore me një skuadër të kalibrit të lartë. /Telegrafi/