Ajaxi është shpallur kampion i Eredivisie për sezonin 2020/2021 pas fitores ndaj FC Emmen (4-0) në ndeshjen e zhvilluar në ‘Johan Cruijff Arena’ të Amsterdamit.
Jurrien Timber (10’), Sebastien Haller (61’), Devyne Rensch (66’) dhe Davy Klaassen (74’) i shënuan golat për ekipin vendas.
Fitorja e Ajaxit e kombinuar me barazimin e PSV-së bëri që diferenca me vendin e dytë të rritet në 14 pikë, ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro (nëntë pikë në dispozicion) deri në mbyllje të kampionatit.
Dressing room vibessssss 🕺 🎶#XXXV pic.twitter.com/PWsLBeCNN1
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 2, 2021
Ky është titulli i 35-të kampional i kampionit të ri holandez, ndërsa për herë të fundit e kishte fituar në sezonin 2018/2019.
Tifozë të shumtë ishin mbledhur jashtë stadiumit për ta festuar triumfin, ndërkohë që festa nuk ka munguar edhe në zhveshtore. /Telegrafi/
NICOOO!#XXXV https://t.co/Q1VA86gjId
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 2, 2021
https://t.co/xRisgn7aMm pic.twitter.com/zcvtrsw8ub
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 2, 2021
https://t.co/PpETg8kdnO pic.twitter.com/7gMxjrtTv8
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 2, 2021
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 2, 2021