Telegrafi

Ajaxi jep një përditësim mbi gjenden e Van der Sar pas gjakderdhjes në tru

Klubi i Ajaxit në emër të gruas së Edwin van der Sar ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e holandezit pasi portieri legjendar pësoi një hemorragji në tru gjatë pushimeve në Kroaci.

Ish-portieri i njohur i Manchester Unitedit dhe Ajaxit është në një gjendje ‘stabile’ por ‘ende shqetësuese’ në spital pasi pësoi një hemorragji në tru gjatë pushimeve në një ishull kroat.

52-vjeçari u transportua me helikopter në spital të premten si pasojë e gjakderdhjes në tru dhe ndodhet në terapi intensive.

Lexo po ashtu Edwin van der Sar shtrihet me urgjencë në spital, orët e ardhshme janë deçizive

Në një deklaratë, Ajaxi dha një përditësim për Van der Sar, me mirësjellje të gruas së tij Annemarie.

“Edwin van der Sar do të qëndrojë në terapi intensive për momentin. Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajax ndan këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edwin”.

“Familja Van der Sar, së bashku me Ajaxin, janë mirënjohës dhe thellësisht të prekur nga mesazhet e shumta të mbështetjes”, thuhet në njoftimin e klubit holandez. /Telegrafi/