Ajaxi ku e nisi karrierën njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në histori të futbollit, Johan Cruyff, ka vendosur t’ia lë emrin e këtij të fundit stadiumit.
Sot ishte ditëlindja e 70-të e gjeniut holandez dhe për nder të kësaj u konfirmua u konfirmuar emri i ri i stadiumit.
Stadiumi mbante emrin Amsterdam Arena, ndërsa tash e tutje do të quhet Johan Cruyff Arena.
Legjenda e futbollit u nda nga jeta me 24 mars të vitit 2016.
Cruyff ka qenë futbollist i Ajaxit për 9 vite, ndërsa ka qenë edhe yll i kombëtares holandeze.
Karrierën më të madhe e bëri te Barcelona si lojtar dhe trajner,
Klubi “blaugrana” do t’i vënë emrin e tij stadiumit të qendrës sportive, atje ku i zhvillon ndeshjet Barcelona “B”. /Telegrafi/