Site icon Telegrafi

Ajaxi frymëzohet nga kampionët e vitit 1995 për ta eliminuar Real Madridin

Ajax nuk e ka skuadrën që e kishte 24 vjet më parë, pasi aktualisht arritja në këtë fazë të eliminimit shihet si një sukses i madh për këtë sezon, por në vitin 1995, skuadra e Louis van Gaal ishte kampione evropiane.

Skuadra e vitit 1995 mund të shërbejë si frymëzim për skuadrën e këtij viti, për t’i eliminuar fituesit aktual të Ligës së Kampionëve.

Për ta bërë këtë, gjigantët holandezë duhet të shënojnë të paktën dy herë në Santiago Bernabeu, diçka që ata e kanë bërë edhe më parë.

Ajax i vitit 1996 (Getty)

Gjatë sezonit 1995/96, kampionët evropianë të sapo-kurorëzuar Ajaxi ishin në grup me Real Madridin.

Pasi e fituan ndeshjen e parë 1-0 ata u kthyen për t’u përballur me Los Blancos në Madrid për kreun e grupit.

Lexo po ashtu Real-Ajax: Formacionet e mundshme, Nacho në qendër të mbrojtjes

Një skuadër kishte emra si Edëin van der Sar, Frank dhe Ronald de Boer, Jari Litmanen, Patrick Kluivert , Marc Overmars dhe Edgar Davids dhe fituan Bernabeu 2-0.

Portieri i njohur holandez (Photo by Tim De Waele/Getty Images)

Edhe pse ju anuluan dy gola në pjesën e parë, Ajaxi shënoi dy herë pas pushimit me Litmanen dhe Kluivert për t’i marr tri pikë.

Lojtarët e Van Gaal morën edhe duartrokitjet në Bernabeu pas lojës së tyre të shkëlqyer.

Jari Litmanen (Credit: Mark Thompson /Allsport)

Atë vit Ajaxi humbi nga Juventusi në finale, ndërsa Real Madridi e fitoi pas një viti.

Shumë gjëra kanë ndryshuar nga 24 vjet më parë, por Ajaxi do të shpresojë se fryma e vitit 1995 do t’i ndihmojë ata të bëjnë diçka që asnjë skuadër nuk ka arritur që nga viti 2015, ta lënë jashtë Ligës së Kampionëve, Real Madridin.

“Unë vazhdoj të besoj se Ajax mund të fitojë një tjetër Ligë të Kampionëve”.

Ajax (Credit: Clive Brunskill/ALLSPORT)

“Kjo skuadër është në nivel të lartë dhe mund t’i japë shumë gëzim futbollit holandez, kjo përfshin edhe luftën për të eliminuar Madridin”, kishte thënë Van Gaal. /Telegrafi/

Exit mobile version