Telegrafi

Ajaxi dhe Dortmundi në duelin për kreun e grupit – formacionet bazë

Në Johan Cruijff ArenA zhvillohet ndeshja e raundit të tretë në Grupin C të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Ajaxit dhe Borussia Dortmundit.

Të dyja skuadrat kanë nga dy fitore në dy xhirot e para dhe numërojnë nga gjashtë pikë.

Trajnerët Erik ten Hag dhe Marco Rose i kanë zgjedhur formacionet e skuadrave që do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Ajaxit: Pasveer; Mazraoui, Timber, Martínez, Blind; Alvarez, Gravenberch; Antony, Berghuis, Tadic; Haller.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Kobel; Meunier, Akanji, Hummels, Schulz; Bellingham, Witsel; Reus, Brandt, Malen; Haaland.

/Telegrafi/