Ajaxi ka arritur ta eliminojë kampionin e Evropës, Real Madridin, duke e mposhtur në shtëpinë e tyre me rezultat 4-1, duke e bërë të pavlefshëm rezultatin e ndeshjes së parë ku pësuan 2-1.
Kjo fitore e madhe e dërgon Ajaxin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nis shumë mirë për ‘harkëtarët’ ku arritën të shënonin që në minutën e shtatë me golin e Hakim Ziyech, i cili erdhi pas një aksioni të bukur në kundërsulm.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë. Dusan Tadic kaloi disa lojtarë dhe pasoi te Neves i cili e kaloi portierin dhe shënoi për 2-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë pritej që Real Madridi të kthehej në lojë, por Ajax vazhdoi me lojën e bukur dhe kolektive.
Tadic arriti të shënoj për 3-0 në minutën e 62-të të ndeshjes, për t’i përmbysur shpresat e Real Madridit.
Ky gol u kontestua për disa minuta, por gjyqtari Felix Brych në bazë të pamjeve të VAR e akordoi si të qenë.
Reali tentoi të kthehej në lojë me golin e Marco Asension të shënuar në minutën e 70-të.
Kjo pasi shpresat përfundimisht u zhdukën në minutën e 72-të kur Lase Schone shënoi super gol nga goditja e dënimit.
Deri në fund edhe pse kishte raste, nuk kishe më gola, për ta parë Ajaxin si çerekfinalsit dhe Real Madridin si të eliminuar nga Liga e Kampionëve pas tri vitesh mbretërim.
Ndeshja u mbyll me rezultat 4-1 në të mirë të holandezëve.
Ndeshja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 5-3, pasi mbretërit ndeshjen e parë e kishin fituar me rezultat 2-1. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SGMe0UGgEHM