Telegrafi

Ajax ua tregon skuadrave të interesuara çmimet e De Ligt dhe De Jong

Ajax (Getty Images)

Skuadra e madhe holandeze, Ajax, i ka njoftuar skuadrat e interesuara për çmimet e dyshes së shumë kërkuar, Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jong.

Dyshja e talentuar holandeze e Ajaxit ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në dy sezonet e fundit.

Paraqitjet e tyre mbresëlënëse në kampionat dhe gara evropiane kanë bërë që shumë skuadra të vihen pas shërbimeve të tyre.

Lexo po ashtu Barça mendon revolucionin, kërkohen katër lojtarë të Ajaxit  

Megjithatë, Ajax është një ekip që nuk i lëshon lehtë talentet e tij dhe kërkon shumë të mëdha parash për t’i pasur ata.

Matthijs de Ligt (Getty Images)

 

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, njësoj do të jetë edhe për dyshen De Ligt-De Jong, të cilët Ajaxi i vlerëson lart.

Frenkie de Jong (Getty Images)

De Ligt, 18-vjeçar, është njëri nga mbrojtësit më të talentuar dhe kërkuar në botë dhe holandezët kërkojnë plot 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Bayerni i futet garës për De Ligt, por Barcelona është favorite për holandezin

Në anën tjetër, mesfushori 21-vjeçar De Jong, gjithashtu ka një kosto të lartë pasi vlerësohet 50 milionë euro nga Ajaxi.

Kjo dyshe pëlqehet shumë nga Barcelona, por interesim kanë shprehur edhe Bayern Munich, Juventusi dhe skuadrat e mëdha angleze. /Telegrafi/