Meritan Shabani mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori ofensivë nga Kosova, ka debutuar edicionin e kaluar me fanellën e Bayernit në Bundesliga.
Këtë edicion Shabani kryesisht ka luajtur në Regional liga me Bayern II, ndërsa numëron dy ndeshje me ekipin e parë.
Por forma e mirë me ekipin e dytë të Bayernit si duket i ka lënë përshtypje gjigantit holandez Ajax Amsterdam.
Mediat gjermane kanë raportuar se Ajax ka kërkuar informacione shtesë te Bayerni për talentin Shabani.
Kampionët e shumëfishtë të Holandës po e duan transferimin e Shabanit qysh na afatin kalimtar të janarit.
Por Bayerni nuk është i interesuar ta lë të lirë të largohet ylli i tyre i ri.
Bavarezët janë të gatshëm ta lënë të largohet Shabani vetëm si huazim për të fituar sa më shumë përvojë. /Telegrafi/