Site icon Telegrafi

Ajax ka refuzuar dy oferta për David Neres

David Neres. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

David Neres pritet të jetë një tjetër futbollist që do ta bëjë Ajaxin të fitojë shumë para.

Gjiganti holandez nuk e ka ndërmend ta lë të largohet për pak para yllin e ri brazilian.

Kryesuesit e Eredivisie tanimë kanë refuzuar dy ofertat e para këtë vit për sulmuesin e tyre.

Ka qenë gjiganti gjerman Borussia Dortmund që me dy oferta të njëpasnjëshme ka tentuar të nënshkruajë me Neres.

Dortmund fillimisht kishte ofruar 33 milionë euro për Neres, por kjo ofertë u hodh poshtë ashtu si edhe e dyta prej 38 milionë eurove.

David Neres. (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

E përditshmja holandeze The Telegraph ka raportuar se Ajaxi synon që nga shitja e Neres të fitojë rreth 60 milionë euro.

Kujtojmë se vitin e kaluar për brazilianin Ajaxi kishte refuzuar 45 milionë euro nga Roma.

22-vjeçari këtë edicion ka kaluar nëpër një formë fantastike ku ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 15 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version