Telegrafi

Ajax e dëshiron rikthimin e Dest nga Barcelona

Ajaxi është i interesuar që të rikthejë Sergino Destin nga Barcelona.

Mbrojtësi i djathtë është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me skuadrën katalunase, pasi nuk ka arritur të përshtate.

Sipas asaj që raporton Fichajes.net, Ajaxi tashmë ka filluar bisedimet me Barcelonën për ta realizuar rikthimin e amerikanit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sergino Dest

Skuadra nga Eredivisie po planifikon që të ofrojë Nicolas Tagliaficon dhe t’i marrë sërish shërbimet e Dest.

Tagliafico është në radarin e Barcelonës dhe shkëmbimi është më shumë se i mundur në afatin kalimtar veror.

Dest po ashtu lidhet me një kalim te skuadra nga Liga Premier, por ndoshta do e preferonte rikthimin te Ajaxi, aty edhe ku bëri emër. /Telegrafi/