Site icon Telegrafi

Aivo Orav: Partitë të përgatiten për zgjedhje të besueshme

Në promovimin e projektit të financuar nga BE-ja për sundim të ligjit, ambasadori Aivo Orav i porositi partitë politike që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të fillojnë të përgatiten për zgjedhje të besueshme, si edhe të ndërpriten protestat e dhunshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shpreson se liderët e partive politike do të marrin përgjegjësinë dhe përfundimisht do të fillojnë ta zgjidhin këtë krizë të thellë politike në vend.

Orav theksoi rëndësinë e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe të gjykatave, që sipas tij, duhet të vazhdojnë me punë për të sunduar drejtësia dhe ligji, ndërkaq për vendimin e Ivanovit, Orav u shpreh se ky vendim e cënon drejtësinë./Telegrafi/

Exit mobile version