Ezgjan Aliovski po kalon momentet e fundit tek skuadra zvicerane, Lugano.
Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën bardh e zi duke dëshmuar se ishte ndër më të mirët në Zvicër.
25-vjeçari ka zhvilluar 34 ndeshje në elitën e futbollit zviceran ku ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 14 të tjerë.
Forma e jashtëzakonshme e tij, ka bërë që për të të interesohen shumë skuadra të njohura evropiane.
Së fundmi në garë për shqiptarin nga Maqedonia është futur edhe skuadra e madhe gjermane Schalke 04.
Sipas medieve zvicerane, Schalke është e gatshme të ofrojë rreth tetë milionë euro për transferimin e Aliovskit.
Përveç të kaltërve nga Gelsenkirchen, në garë për të janë edhe disa skuadra tjera gjermane.
Hannover 96, Stuttgart, Eintracht Frankfurt dhe Hertha Berlin janë ekipet tjera që po kërkojnë shërbimet e anësorit. /Telegrafi/