Telegrafi

Aida Doçi rikrijon “Zemër” të Dhurata Dorës

Foto: Aida Doçi/Instagram

Këngëtarja e njohur Aida Doçi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “NIN”.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, gjersa e ka nisur mbrëmjen duke kënduar një kolazh këngësh të njohura.

Njëra ndër këngët e rikrijuara në versionin e saj ishte edhe hiti “Zemër”, i kënduar nga Dhurata Dora dhe Soolking.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Aida e ka kënduar këtë këngë në një version ndryshe, më folklorik, i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Zemër” përndryshe është një nga hitet më të mëdha të këtij viti nga estrada, dhe vetëm deri më tani ka kalua mbi 100 milionë klikime.

Vet interpretuesja e këngës, Dhurata Dora, e ka cilësuar këtë projekt si suksesin më të madh që ka shënuar në karrierën e saj. /Telegrafi/