Telegrafi

Aida Doçi sjell këngën e re “Nëna”

Aida Doçi (Foto: Youtube)

Këngëtarja e njohur Aida Doçi ka sjell para publikut projektin më të ri muzikor.

“Nana” titullohet kënga e saj më e re, e cila siç shihet edhe në bazë të titullit i dedikohet nënës së saj.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Fatmir Muja, kurse për orkestrimin është përkujdesur Agon Neziri.

Aida Doçi (Foto: Youtube)

Projektin tanimë e gjeni të lansuar në kanalin zyrtar, YouTube dhe besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku – marrë parasysh temën që e trajton.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja muzikore i është besuar produksionit “Imagine Films”.

Aida përndryshe këtë vit ka qenë shumë aktive dhe e angazhuar me prurje të reja muzikore.

“Plaka e Shkretëtirës”, “Po du me t’pa”, “Duro Shpirt”, “Ty Kosovë”, janë disa nga projektet që solli gjatë këtyre muajve. /Telegrafi/