Këngëtarja Aida Doçi që nga paraqitja e saj e parë në skenë ka marrë zemrat e mijëra fansave.
Që nga ajo kohë, ajo ka qenë pjesë e shumë projekteve muzikore, të cilat janë pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj.
Secili nga projektet e saj në platformën ‘YouTube’ numërojnë miliona klikime, duke e bërë kështu njërën nga këngëtaret më të dëgjuara në estradën shqiptare.
Ditën e sotme (e premte), Aida ka publikuar versionin e ri të këngës së Bajram Dobrës, “Po du me t’pa” klipin e të cilës e ka realizuar “Mproduction”.
Për tekstin e këngës, kësaj radhe është përkujdesur Arian Agushi ndërsa për riorkestrimin Arti Rec.
Tashmë projekti i ri gjendet edhe në rrjete sociale dhe është pëlqyer nga ndjekësit e tij. /Telegrafi/