Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor, Aida Doçi, ka arritur të rrëmbej zemrat e mijëra fansave.
Që nga paraqitja e saj e parë, artistja ka marrë përkrahje në masë të madhe, pasi edhe përçon energji pozitive.
Pas disa paralajmërimeve në rrjetin social Instagram, Aida tashmë ka bërë të ditur se ka lansuar projektin e ri muzikor.
“Vallahi” mban titullin kënga, për orkestrimin e së cilës ka punuar Granit Gashi, kurse tekstin e ka shkruar Ghulo.
Për pjesën vizuale është përkujdesur Bug Production, në të cilën këngëtarja shihet me veshje të ndryshme.
Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Vallahi” është pëlqyer mjaft shumë. /Telegrafi/