Këngëtarja Aida Doçi ka prezantuar për publikun këngën e saj më të re.
“Duro shpirt” titullohet projekti i saj më i ri muzikor, një këngë e zhanrit baladë e cila është vizualizuar edhe me klip.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga Kreshnik Aviu, gjersa orkestrimi i është besuar Agon Nezirit.
Klipi i këngës sjell një atmosferë të ftohtë, ashtu siç edhe tematike e këngës e kërkon.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit të njohur kosovar, Imagine Films.
Aida përndryshe është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për mënyrën e saj të të kënduarit dhe vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/