Telegrafi

Aida Doçi publikon këngën e re “Ay ay”, vjen si nuse në klip

Këngëtarja Aida Doçi ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

“Ay ay” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike në sensin e baladës.

Kënga është punuar nga Chipsi, gjersa për tekstin janë kujdesur nga Chipsi dhe Diamant Sinanaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, dhe është punuar nga produksioni Imagine Films.

Në këtë klip, Aida vjen më ndryshe se herët tjera, ndërsa shfaqet si një nuse me duvak në kokë.

Aida Doçi (Foto: YouTube)

Kënga i dedikohet dashurisë së humbur, ndaj kjo është edhe arsyeja që këngëtarja ka zgjedhur të prezantohet në këtë lloj forme në klip.

Ajo është shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, gjersa nuk mungon edhe në aspektin e prurjeve të projekteve të reja. /Telegrafi/