Telegrafi

Aida Doçi paralajmëron baladën e re (Video)

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Aida Doçi e ka paralajmëruar këngën e saj të re.

Kënga titullohet “Hajde goditëm” dhe do të jetë një tjetër baladë nga kjo këngëtare.

Ajo madje e ka publikuar një pjesë të këngës përmes një videoje të publikuar në Instagram.

“Vjen së shpejti kënga e re ‘Hajde goditëm’”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Lexo po ashtu Këngëtarët shqiptarë që nuk patën aq shumë sukses në talent-show, por tani janë ndër më të pëlqyerit e tregut (Video)

Aida u bë pikërisht e njohur për baladat e saja, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e këngëtares.

(Foto: Instagram/AidaDoci1)

Projekti i saj më i fundit i realizuar me videoklip titullohet “A është e mundur”.

Videoja muzikore që është publikuar para një muaji është shikuar 1.6 milionë herë.

Fatmir Muja (teksti dhe muzika) dhe Nexhat Mujovi – Virusi (orkestrimi) qëndrojnë prapa asaj kënge. /Telegrafi/