Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Aida Doçi e ka paralajmëruar këngën e saj të re.
Kënga titullohet “Hajde goditëm” dhe do të jetë një tjetër baladë nga kjo këngëtare.
Ajo madje e ka publikuar një pjesë të këngës përmes një videoje të publikuar në Instagram.
“Vjen së shpejti kënga e re ‘Hajde goditëm’”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.
Aida u bë pikërisht e njohur për baladat e saja, të cilat pëlqehen shumë nga fansat e këngëtares.
Projekti i saj më i fundit i realizuar me videoklip titullohet “A është e mundur”.
Videoja muzikore që është publikuar para një muaji është shikuar 1.6 milionë herë.
Fatmir Muja (teksti dhe muzika) dhe Nexhat Mujovi – Virusi (orkestrimi) qëndrojnë prapa asaj kënge. /Telegrafi/