Telegrafi

Aida Doçi mohon operacionet plastike: Kam zbardhur vetëm dhëmbët

Këngëtarja e njohur Aida Doçi kaqenë së fundmi e ftuar në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Këngëtarja ka rrëfyer për lanet e reja, ku një ndër ta është edhe albumi që do të sjellë me plot këngë të reja.

Aida gjithashtu tregoi arsyen e anulimit të kontratës ndërkombëtare, e cila i kishte kërkuar stopimin e karrierës këtu në Kosovë, gjë e cila nuk i kishte konvenuar aspak.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sa i përket jetës private, këngëtarja Doçi tha se vazhdon ende të mbetet beqare, e fokusuar vetëm në karrierë.

Ndërsa në pyetjen se a ka diçka për t’i thënë publikut që nuk i ka thënë ende, Aido mori shembullin e operacioneve plastike, pasi thotë se të gjithë mendojnë se ajo i është nënstrhuar ndërhyrjeve.

Mirëpo, Aida tha se nuk ka asnjë operacion plastik, dhe se këtë mund ta vërtetojnë edhe ekspertët e fushës, ndërsa tregoi se përmirësimi i vetëm që ka bërë bë fytyrën e saj është zbardhja e dhëmbëve. /Telegrafi/