Telegrafi

Aida Doçi lanson këngën “Flutur” në bashkëpunimi me Adri Rogaqin

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Këtë herë ajo ka bashkëpunuar me artistin e ri, Adri Rogaqni ndërsa projekti u kompletua edhe nga ana vizuale.

Dyshja sollën këngën me titull “Flutur” producent i të cilës është Naser Gashi, teksa për klipi u përkujdes “Sunset Films”.

Foto: Aida Doçi/Instagram

Projekti tashmë është publikuar në YouTube dhe brenda pak orësh ka marr mijëra klikime dhe komente pozitive.

Foto: Adri Rogaqi/Instagram

Ndërkohë, theksojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Aida solli albumin “Aktor” në bashkëpunim me motrën e saj Argjendën.

Albumi përbëhej nga gjithsej 12 këngë të cilat ishin të zhanrit baladë. /Telegrafi/