Telegrafi

Aida Dërguti përdor një fjalë fyese për Albin Kurtin (Foto)

Në një shkëmbim në mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), deputetja e kësaj partie, Aida Dërguti, ka përdorur fjalë ofenduese në drejtim të deputetit të kësaj partie, Albin Kurti.

Në disa fotografi të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale, një komunikim i tyre në platformën Viber – në grupin e deputetëve të kësaj, partie, deputeti Dardan Molliqaj, informon kolegët se është arrestuar Donika Kadaj – Bujupi, Dërguti, duke aluduar në Albin Kurtin, pyet “e atë mutin”?.

Ndryshe, mediat gjatë ditës kanë raportuar edhe për një shkëmbim e-mailesh në mes kryetarit të VV-së, Visar Ymeri, qendrës së Lëvizjes në Shqipëri dhe deputetëve tjerë, ku është kërkuar nga lideri i VV-së, që të merret në llogari dhe të qortohet Dërguti, për fjalët e dhëna. /Telegrafi/