Telegrafi

Ai thjesht dëshiroi ta përshkruante Amerikën, por nga goja e Bidenit doli fjala “asfutmsifwffutsh”

Nuk u desh shumë kohë që përdoruesit e Twitter-it të “kryqëzojnë” presidentin amerikan, Joe Biden.

Presidenti 79-vjeçar njihet për gafat dhe këtë herë ka arritur të dominojë sërish rrjetet sociale falë perlës së re.

Lexo po ashtu Biden sërish bën gafë gjatë një fjalimi

Gjegjësisht, ai duke iu drejtuar mediave në prani të zëvendëspresidentes, Kamala Harris deklaroi se “Amerika është një vend që mund të përkufizohet me një fjalë”.

Megjithatë, kur iu desh ta thoshte atë fjalë, ai mërmëriti diçka dhe tingëllonte si “asfutmsifwffutsh”, siç vunë në dukje shumë amerikanë në Twitter.

Lexo po ashtu Biden rrëzohet nga biçikleta

Sigurisht, ishte e qartë se Biden bëri një lapsus dhe nuk arriti të shprehej bukur, por ato pak sekonda ishin të mjaftueshme për të shkaktuar një ortek komentesh në rrjete.

Edhe pse të shumtë ishin ata që e tallnin, nuk munguan as mbështetësit që theksuan se nuk është bukur të talleni me dikë që ka probleme me të folurin. /Telegrafi/