Telegrafi

“Ai do të kthehet një ditë”, Perez i bindur se e ardhmja e Ronaldos do të jetë e lidhur me Realin

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga FIFA për më të mirë e vitit ishte edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Me këtë rast nuk ka munguar edhe komenti i tij për Cristiano Ronaldon, edhe pse ky i fundit nuk mori pjesë në ceremoninë gala.

Perez ka gëzuar tifozët duke thënë se largimi i portugezit ishte vetëm një mirupafshim dhe jo lamtumirë.

Foto: Ronaldo dhe Perez një vitë më parë

“Do t’i jepja një përqafim Cristianos, ai është pasardhësi i denjë i Alfredo Di Stefanos. Ai do të kthehet një ditë”, ka thënë Perez për El Chiringuito TV.

Sigurisht fjala ishte që CR7 të kthehet në kryesinë e klubit, pse jo edhe trajner, pasi si lojtarë tashmë kapitulli i tij me Los Blancos është mbyllur.

Lexo po ashtu Votat e Messit dhe Ronaldos për lojtarin më të mirë nga FIFA

Ronaldo kaloi te Juve gjatë verës dhe 33-vjeçari me atë rast nënshkroi kontratë katër vjeçare.

Vlen të theksohet se çmimi ‘Lojtari i Vitit’ u fitua nga Luka Modric me 29.05 për qind të votave, kurse Cristiano ishte i dyti me 19.08 për qind. /Telegrafi/