Telegrafi

Ai tanimë ka pranuar transferimin te Newcastle, Ramsey do të jetë transferimi i parë i madh nga sheikët në St James Park

Newcastle United është bërë me pronar të rinj dhe tani klubi anglez është më i pasuri në botë.

Megjithatë ndryshime të mëdha duhen në klub për t’iu shmangur rënies nga elita e futbollit anglez.

Pronarët e rinj janë duke punuar për transferime të mëdha në afatin kalimtar të janarit, kur tanimë është zbuluar edhe i pari që do të zbarkojë në ‘St James Park’.

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey pritet të largohet pas dy viteve e gjysmë nga Juventusi dhe të rikthehet në Ligën Premier.

Mirror ka raportuar se Ramsey ka pranuar idenë për t’iu bashkuar ‘Laraskave’ dhe do të jetë transferimi i parë i madh për Newcastlen nën epokën e sheikëve.

30-vjeçari ka luajtur në vetëm pesë takime këtë edicion me Juventusin dhe nuk bën pjesë në planet e trajneri Massimiliano Allegri.

Rikthimi i tij në Ligën Premier duket mëse i sigurt, pasi gjithnjë sipas mediumit anglez, Newcastle ka pranuar t’i japë atij pagë mbi 10 milionë funte në vit. /Telegrafi/