Telegrafi

Ai që bëri fotografinë ikonike të Leo Messit, nuk do të rinovojë kontratën më Barcelonën

Pavarësisht se ka punuar me klubin e Barcelonës për disa vite, fotografi ikonik, Santiago Garces, nuk do ta rinovojë kontratën e tij dhe me klubin nuk do të jetë më i pranishëm në ndeshjet e Barcelonës.

Garces është i njohur më së miri në qarqet e fotografisë sportive për foton e tij të jashtëzakonshme pas fitoren 6-1 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Goli i Sergi Robertos mundësoi rikthimin më të madh që Camp Nou ka parë në epokën moderne dhe Garces ishte në gatishmëri për të fotografuar festën e lojtarëve.

Sipas El Periodico, fotografi nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën, pavarësisht imazhit që ai mori nga Messi.

“Të gjithë thonë se është fotografia më e mirë që është marr ndonjëherë nga Leo, dhe e krahasojnë me atë të Peles në 1958 dhe Maradonas në stadiumin Azteca, është me të vërtetë e mahnitshme”, kishte thënë Garces. /Telegrafi/