Site icon Telegrafi

Ai po notonte pa e vërejtur fare, derisa peshkaqeni sillej rreth tij – pamje me dron nga ujërat e Miamit

Disa pamje nga droni kanë kapur momentin kur një peshkaqen mbi tre metra i gjatë noton nën një njeri që nuk vëren një gjë të tillë në Miami, Florida.

Në pamjet e publikuara, përcjell Telegrafi, burri duket se po shijon kohën në ujërat e kaltër blu ndërsa një peshkaqen i madh qëndron nën sipërfaqe.

Dhe ka qenë Jason McIntosh, 41 vjeç, po “fluturonte me dronin e tij” mbi ujërat, 25 metra larg zonës të dielën, 15 nëntor, kur kapi skenën mahnitëse.

“Unë po fluturoja me dronin vetëm për të parë plazhin dhe për të bërë fotografi”, tha McIntosh. “Pasioni im është të xhiroj jetën e egër në oqean”.

“Kam parë peshkaqenë atje edhe më parë, por mbeta i shtangur kur pashë djalin që notonte dhe peshkaqenin që filloi të sillej rreth tij”.

“Nuk kisha si ta paralajmëroja”. /Telegrafi/

Exit mobile version