Të paktën 80 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një sulm terroristë në Francë me rastin e festimeve të Ditës Bastille.
Terroristi 31-vjeçar sulmoi turmën me kamionin e tij. Ai u qëllua për vdekje nga Policia franceze.
Sipas dëshmitarëve ai bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi – para se të vritej, përcjell Telegrafi.
Një sasi e madhe e armëve, granata dhe armë ‘të mëdha’ u gjetën më pas në brendësi të kamionit.
Terroristi 31 -vjeçar hyri forcërisht në “Shëtitoren e Anglezëve” në Nisë.
Ai nuk pranoi t’i ndalonte policisë, siç e dëshmojnë pamjet e mëposhtme dhe nisi të godiste njerëzit që kishin dalë të festonin Festën Kombëtare. /Telegrafi/