Mohamed Salah nuk ka mundur të luajë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për shkak të lëndimit.
Egjiptiani u lëndua në sfidën ndaj Newcastle United, ashtu që nuk ka mundur t’i ndihmojë skuadrës në një prej sfidave më të mëdha të sezonit.
Mirëpo, ai nuk mund të mungonte në stadium. Kamerat e kanë fokusuar Salahun, i cili dukej i disponuar në tribuna.
He may not be on the pitch but Mo Salah is in the stands with a smile on his face ? pic.twitter.com/pC8koKBGWR
— SuperSport (@SuperSportTV) May 7, 2019
26-vjeçari ishte në Anfield për t’i mbështetur bashkëlojtarët e tij dhe ata ia shpaguan me një lojë fantastike.
Salah është para duke qeshur në tribuna, teksa po e shikonte lojën, ndërsa në bluzë i shkruante: “Kurrë mos u dorëzo”. /Telegrafi/