Mbrëmjen e djeshme (e hënë) u mbajt ceremonia e Topit të Artë 2024 e cila shpalli si fitues Rodrin që u zgjodh lojtari më i mirë në botë.
Ky rezultat bëri që të krijohen dy tabore ku një pjesë e njerëzve besonin që Rodri ishte me meritë fitues i Topit të Artë, teksa një pjesë tjetër besonin që Vinicius e kishte merituar më shumë.
Përveç tifozëve, debati u bart edhe tek lojtarët dhe ish-lojtarët ku pati reagime nga lojtarët e Real Madridit, bashkëlojtarët e Vinicius tek Brazili e deri tek legjendat si Thierry Henry, Clarence Seedorf dhe Frank Ribery.
Një prej gazetarëve që pati të drejtë vote ishte edhe ai nga El Salvadori, i cili dha arsyet e tij në lidhje me votat që bëri.
🚨 El Salvador Ballon d’Or voter: “Vinicius Junior only impacts a small area of the pitch. He’s not top 10 in Europe.” pic.twitter.com/KPAPyNiLSD
— Madrid Zone (@theMadridZone) October 29, 2024
Ai tha se nuk e konsideron Viniciusin si lojtar që bën pjesë në top 10 më të mirët në Evropë, teksa vuri theksin edhe tek sjellja e tij.
“Vinicius Junior nuk është pjesë e top 10 sime? Ai nuk është një shembull i fair-play”, ka thënë fillimisht gazetari.
“Unë nuk jam i njëanshëm, nuk e konsideroj Vinicius Jr të jetë një lojtar vendimtar. Ai ka ndikim vetëm në një pjesë të vogël të fushës. Ai nuk bën pjesë as në top 10 në Evropë”, përfundoi ai./Telegrafi/