Cesc Fabregas ka lavdëruar me anë të një postimi në Twitter mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, i cili ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Real Madridit.
Chelsea barazoi 1-1 në udhëtim te Real Madridi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema dhe Christian Pulicis, por Kante ishte lojtari më i mirë i takimit.
Sum up N'Golo Kanté 🆚 Real Madrid in three words…#UCL pic.twitter.com/N3vYv3lhx5
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 27, 2021
Loja e Kantes dhe dominimi në mesfushë ka bërë që francezi të lavdërohet shumë nga tifozët, por edhe lojtarët aktual të futbollit.
Fabregas, si të gjithë ne, kishte kënaqësinë të shikonte lojën e francezit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madrid.
Duke mbuluar çdo teh të fushës dhe duke dominuar lojtarë si Luka Modric dhe Toni Kroos, Kante u ngjit përsëri në skenën e madhe.
🇫🇷 Spectacular in attack and defence! N'Golo Kanté takes the plaudits after a brilliant display in Madrid for Chelsea 🥇
👉 You can vote for @nglkante to win the Player of the Week prize tomorrow when the poll opens…#UCLPOTM | #UCL pic.twitter.com/sDe1Rb2jUg
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 27, 2021
“N’golo ka qenë gjithmonë një lojtar i madh. Asnjëherë mos dysho tek ai. Ai luan për 2 lojtar”, ka shkruar Fabregas në Twitter.
Tifozët ishin të prirur të bien dakord me vlerësimin e spanjollit për Kanten dhe shumica e komenteve aprovuan postimin e Fabregasit. /Telegrafi/
N’golo has always been a big game player. Never doubt him. He plays for 2.
— Cesc Fàbregas Soler (@cesc4official) April 27, 2021