Telegrafi

“Ai ka potencial të jashtëzakonshëm” – Pochettino me fjalë të mëdha për Armando Brojën

Armando Broja është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth 10 muaj dhe ka filluar ngadalë të lë gjurmë te Chelsea.

Pasi dy ndeshjeve ku luajti për disa minuta, Mauricio Pochettino e inkuadroi titullar ndaj Fulham dhe Broja realizoi gol në fitoren e Chelseat 2-0 në udhëtim.

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur për Brojën edhe para përballjes me Burnleyn, ku ka thënë se ylli shqiptar ka potencial të jashtëzakonshëm dhe të gjithë te klubi londinez i besojnë atij.

Mauricio Pochettino e vlerëson shumë Armando Brojan te Chelsea pasi ka punuar ngushtë me të për tre muajt e fundit në mënyrë që sulmuesi shqiptar të rikthehet fuqishëm në fushë.

“Ne i besojmë shumë Brojës, ai ka potencial të jashtëzakonshëm”, tha Pochettino në konferencën për shtyp.

“Ka të bëjë me mënyrën se si ai rikuperohet nga lëndimi i tij i rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj”.

Lexo po ashtu "Sulmuesi që i ka munguar Chelseat, nuk duket si një lojtar që ka munguar për 11 muaj" - gazeta britanike me fjalë të mëdha për Armando Brojën

“Broja është një lojtar shumë i talentuar. Ne i besojmë atij, prandaj ai luajti kundër Fulham. Tani atij i duhet kohë që të ndihet i kompletuar”, tha Pochettino.

Burnley dhe Chelsea përballen sot në Ligën Premier me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/