Armando Broja është rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për rreth 10 muaj dhe ka filluar ngadalë të lë gjurmë te Chelsea.
Pasi dy ndeshjeve ku luajti për disa minuta, Mauricio Pochettino e inkuadroi titullar ndaj Fulham dhe Broja realizoi gol në fitoren e Chelseat 2-0 në udhëtim.
Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka folur për Brojën edhe para përballjes me Burnleyn, ku ka thënë se ylli shqiptar ka potencial të jashtëzakonshëm dhe të gjithë te klubi londinez i besojnë atij.
Mauricio Pochettino e vlerëson shumë Armando Brojan te Chelsea pasi ka punuar ngushtë me të për tre muajt e fundit në mënyrë që sulmuesi shqiptar të rikthehet fuqishëm në fushë.
“Ne i besojmë shumë Brojës, ai ka potencial të jashtëzakonshëm”, tha Pochettino në konferencën për shtyp.
“Ka të bëjë me mënyrën se si ai rikuperohet nga lëndimi i tij i rëndë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj”.
“Broja është një lojtar shumë i talentuar. Ne i besojmë atij, prandaj ai luajti kundër Fulham. Tani atij i duhet kohë që të ndihet i kompletuar”, tha Pochettino.
Burnley dhe Chelsea përballen sot në Ligën Premier me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/