Martin Odegaard ka kujtime të bukura të Ligës së Kampionëve si fëmijë, teksa kujton kohërat kur e shikonte spanjollin Cesc Fabregas duke shkëlqyer në fushë ndaj Barcelonës.
Para sfidës ndaj PSV Eindhoven, ylli norvegjez ka folur për emocionet e garës elitare evropiane për klube dhe ish-yllin e Arsenalit.
“Unë kam luajtur vetëm disa ndeshje në Ligën e Kampionëve, në fakt kam luajtur një ndeshje kualifikuese gjatë kohës sa isha lojtar i Stromsgodset në moshën 15-vjeçare”, ka thënë fillimisht Odegaard.
“Hyra në fushë në minutat e fundit të ndeshjes. Nuk mund ta kujtoj atë në detaje, për shkak se ka kaluar kohë e gjatë”.
“Dhe pak kohë pa iu bashkuar Arsenalit, kam luajtur disa herë për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, por kjo ishte në kohën e pandemisë, kështu që nuk kishte tifozë prezent në stadium”.
Tutje, mesfushori norvegjez përmendi disa nga ndeshjet që atij i kanë mbetur në mendje.
“Kam shikuar shumë ndeshje, por janë disa të cilat i mbaj mend shumë siç është vrapimi fantastik i Theo Walcott ndaj Liverpoolit në Anfield dhe performanca e Cesc Fabregas ndaj Barcelonës në Emirates, ai ishte shumë i mirë atë natë”, përfundoi 24-vjeçari.
Martin Odegaard:
"I watched a lot of (Champions League) games, but a couple I really remember well are Theo Walcott’s amazing run against Liverpool at Anfield, and Cesc Fabregas’ performance against Barcelona at the Emirates when he was so good that night." [Arsenal] pic.twitter.com/dl9f7oW6GU
— AfcVIP⁴⁹ (@VipArsenal) September 20, 2023
Odegaard iu bashkua Arsenalit në gusht të vitit 2021, pas një aventure jo të suksesshme me fanellën e Real Madridit.
Kostoja e transferimit ishte diku rreth 35 milionë euro dhe kjo lëvizje doli të jetë e qëlluar për të sepse Odegaard e ka rigjetur sërish formën e tij të dikurshme në Londër. /Telegrafi/