Telegrafi

Ai ishte ndërhyrje për karton të kuq? Kane komenton incidentin e tij ndaj Robertson

Harry Kane ka dhënë komentet e tij pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Andrew Robertson.

Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool që përfundoi 2-2, pati të gjitha – por vendimet e gjyqtarit u komentuan më shumë.

Ndër rastet shumë të diskutuara ishte edhe ndërhyrja e Harry Kane ndaj Andrew Robertson. Kapiteni i Spurs shpëtoi pa karton të kuq. Ai beson se vendimi i gjyqtarit ishte i drejtë.

Lexo po ashtu Harry Kane i shpëtoi kartonit të kuq pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Robertson

“Jo, absolutisht jo karton i kuq. Ishte ndërhyrje e fortë, por unë mendova se po fitoja topin”, ka thënë Kane.

VAR ishte vendimtar edhe në kartonin e kuq të Robertson dhe një gol të dytë kontravers të Liverpoolit.

Anëtari i The Reds bëri ndërhyrje të ashpër në Emerson Royal, duke u përjashtuar nga takimi, vetëm pas rishikimit të gjyqtarit në VAR, kur kishin mbetur mbi dhjetë minuta lojë. /Telegrafi/