Ratka Dimitrova, deputete e OBRM-PDUKM në përbërjen e parë parlamentare dhe themeluese e Unionit të grave të OBRM-PDUKM, në një deklaratë për MKD.mk, ka thënë se është e dëshpëruar nga ajo që ka dëgjuar në fjalimin e fundit të Nikola Gruevskit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj ai nuk e bën atë për të cilën është zgjedhur në vitin 2006, por vetëm është duke kërkuar fajtor gjithandej.
„Fjalimin e Gruevskit e përcolla me dëshpërim të madh dhe keqardhje personale. Nuk dëgjova pranim të gabimeve, as një pikë pendesë. Një demokristian i sinqertë do ta kishte bërë këtë“, ka deklaruar Dimitrova.
Ajo ka shtuar se më së paku që ka mund të bëjë Gruevski për „të mirën e përgjithshme“ është së paku tërheqje të disa nga “ideve” të tij siç është “Parku i parajsës” në Aerodrom ose “Rrota panoramike” në Shkup./Telegrafi/