Kompania OpenAi njoftoi në shkurt se ChatGPT e saj po merr një veçori të kujtesës, e cila i lejon asaj të “kujtojë” bisedat e mëparshme me përdoruesin, dhe tani Google ka prezantuar diçka shumë të ngjashme për Gemini.
Përdoruesit tani mund t’i kërkojnë Gemini të kujtojë interesat dhe preferencat e tyre, gjë që do ta ndihmojë chatbot-in të ofrojë “përgjigje edhe më të dobishme dhe më të rëndësishme të përshtatura për nevojat e përdoruesit”, u tha nga Google.
Tani përdoruesit mund të ndajnë gjërat që duan që Gemini t’i mbajë mend, qoftë përmes një bisede të natyrshme ose nëpërmjet një faqeje të dedikuar të “Informacionit të Ruajtur”, ku ata mund të shikojnë, modifikojnë dhe heqin gjithmonë çdo gjë të ndarë me Gemini. Gjithashtu, Gemini do të njoftojë përdoruesit kur përdor të dhënat e tyre të ruajtura.
Kjo veçori ofrohet aktualisht në anglisht me Gemini Advanced si pjesë e planit të Google One AI Premium, transmeton Telegrafi.
Nëse përdoruesi zgjedh të përdorë këtë funksion, Google premton të marrë “rezultate më të qëndrueshme dhe të parashikueshme pa përsëritur të njëjtat rezultate”. /Telegrafi/