Site icon Telegrafi

Ai është super xheloz – motra e Wandas tregon arsyen pse Icardi është përplasur me gruan e tij

Mauro Icardi ka qenë në qenër të vëmendjes së mediave itailane dhe atyre argjentinase – natyrisht për arsye krejt jo futbollistike.

Ishte Icardi ai që filloi të mos e ndjekë më gruan e tij nër rjetet sociale, pasi pikërisht Wanda publikonte një seri nga sesioni i fundit fotografik.

Çift i lumtur…

Një sesion fotografik ky i pazakontë për një nënë, e cila tregonte asetet e saj bombastike, duke hidhëruar kështu bashkëshortin e saj futbollist, i cili po kalon moment jo të mirë sportiv – vetëm pak kohë pas pushimeve luksoze në Maldive.

Wanda është kthyer në Milano dhe menjëherë ka publikuar imazhe dashurie me bashkëshortin e saj, i cili vazhdon të mos e ndjekë në rrjetet sociale.

Tash është motra e Wandës, Zaira, ajo që për mediat argjentinase ka zbuluar arsyen prapa hidhërimit të Icardit.

“E vërteta është se Mauro është shumë xheloz. Wanda është bombë, si mund të mos jesh xheloz”.

“Cila muind të jetë arsyeja që të mos e ndjekësh më gruan tëndë? Nuk dëshiron t’ia shohësh fotot? Ndoshta kthimi i saj në Argjentinë ka ndikuar në këtë sjellje të tij”, u shpreh Zaira.

Icardi ishte thënë se ishte frustruar nga kthimi i Wandas në Argjentinë për fushatat e saj të modelimit, pasi futbollisti i Interit beson se ajo duhet të kujdeset për familjen. /Telegrafi/

Exit mobile version