Telegrafi

“Ai është mbrojtës i dobët, duhet të shitet”, ish-legjenda e Liverpoolit godet Alexander-Arnoldin

Ish-legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol, ka dhënë një deklaratë befasuese mbi shumën për të cilën mund të shitet Trent Alexander-Arnold dhe ka sugjeruar se klubi duhet ta shesë në verë atë.

Alexander-Arnold është me shumë mundësi lojtari më i talentuar që ka dalur nga akademia e Liverpoolit në vitet e fundit, dhe ka luajtur një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier nën urdhrat e Jurgen Klopp.

Sidoqoftë, në sezonet e fundit shumë pikëpyetje janë ngritur lidhur me aftësitë defanzive të 25-vjeçarit.

Teksa kontrata e tij skadon në vitin 2025 dhe afati kalimtar veror po afrohet, ish-legjenda e Liverpoolit, Steve Nicol, ka sugjeruar se klubi mund ta shesë anglezin për hiq më pak se 60 milionë euro.

“Trent Alexander Arnold si një mbrojtës i krahut, është mbrojtës i dobët. Nuk mund të mos e themi këtë. Nuk më intereson se kë e mbështetni, apo kë e përcillni, Trent nuk është një mbrojtës i mirë, por ai është shumë i mirë në sulm”, ka thënë fillimisht Nicol.

Lexo po ashtu Katër pozitat që mund t’i mbulojë në fushë Alexander-Arnold nëse bëhet pjesë e Real Madridit

“Nuk do të ishte befasi që Real Madridi do të ofronte 60-70 milionë euro dhe kur keni një djalosh të ri si Conor Bradley, i cili është mbrojtës shumë më i mirë dhe i mirë në sulm, por nuk është në të njëjtën kategori me Trent”, u shpreh Nicol.

“Kështu që, i takon trajnerit të ri që të vendosë nëse kjo gjë do të ndodhë”, përfundoi ai./Telegrafi/