Ishte ditë zie për fansat e muzikës 25 qershori i vitit 2009 kur ndërroi jetë Michael Jackson.
Mirëpo, ka njerëz që nuk mund ta pranojnë se Mbreti i muzikës pop ka vdekur duke ngritur teori të ndryshme konspirative që thonë se këngëtari është shëndosh e mirë.
Dhe një ‘selfie’ e postuar nga vajza e tij, Paris Jackson, vetëm sa i ka shtuar benzinë zjarrit, raporton Telegrafi.
Në fotografinë e publikuar nga 18-vjeçarja, në prapavijë shfaqet një hije, e cila i ka nxitur fansat e Jackson për të thënë se është fjala për babanë e saj të ndjerë.
Njëherësh është publikuar edhe një video që i shtjellon këto teori me titullin “Shok! Michael Jackson është parë i gjallë më 2016 në fotografinë e Paris Jackson në Instagram”.
Videoja që zgjat më pak se dy minuta, përmban komente rreth fotografisë duke spekuluar për praninë e këngëtarit.
Në përfundim bëhet një zmadhim i figurës prapa duke e shfaqur në fokus fytyrën e hitbërësit të këngës “Billie Jean”, njofton Telegrafi.
Fansa të shumtë kanë komentuar edhe te fotografia e Paris në Instagram duke hedhur dyshimet se është fjala për babanë e saj.
Mirëpo, jo të gjithë binden lehtë nga këto pohime duke thënë se është bërë montazh dhe se nga ajo hije është e pamundur të zbulohet se çfarë apo kush është në fotografi.
Teoritë e reja vijnë pasi më herët gjatë këtij viti u publikua një tjetër video, përmes të cilës pretendohej se Jackson ndodhej në turmë.
https://www.youtube.com/watch?v=a1kI0u1tz4g
Sipas atyre pohimeve, këngëtari po fshihet në Kanada ose Afrikë. /Telegrafi/