Site icon Telegrafi

Ai erdhi në parukeri për të mësuar t’i rregullojë flokët e gruas së tij, sepse ajo nuk mund t’a bëjë më atë vetëm

Një kanadez ‘shkriu’ zemrat e shumë vetave pasi ai u paraqit në një sallon flokësh për ta mësuar të rregullonte flokët në mënyrë që të mund t’i rregullonte flokët e gruas së tij, sepse ajo nuk mund t’i rregullojë më vetëm.

“Ky zotëri i mrekullueshëm erdhi sot për të mësuar të bëjë flokët e gruas së tij. Gruaja e tij nuk është në gjendje t’i rregullojë më ato, kështu që ai vendosi të vinte brenda dhe të mësonte se si të bënte flokët e saj. Ne e mësuam atë se si të bënte flokët e shkurtër, si ta mbrojmë lëkurën e saj nga djegiet”, është shkruar në Facebook, krahas fotove të një burri të kujdesshëm.

Postimi mblodhi mbi 140,000 pëlqime brenda një jave dhe u shpërnda mbi 380,000 herë.

“Kjo është dashuri e vërtetë”, “Çfarë modeli, mund të shihet se ai e do vërtet gruan e tij”, “Ajo fitoi lotarinë kur e gjeti”, janë vetëm disa nga komentet. /Telegrafi/

Exit mobile version