Telegrafi

“Ai i donte njerëzit”, Artani flet i emocionuar për Cimën – tregon me krenari për karakterin që aktori i ndjerë kishte

Djali i humoristit të ndjerë, Rasim Thaçi-Cima, Artani është në mesin e personazheve VIP që janë bërë pjesë e Big Brother Kosova.

Ndër tjera, ai deri më tani ka folur disa herë për babanë e tij, aktori e famshëm shqiptar duke treguar me krenari për karrierën e tij të ndritur.

Edhe së fundmi, Artani teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë pranë Getinjos dhe Edonit ka treguar se sa i shoqërueshëm ishte Cima dhe çfarë respekti gëzonte nga të gjithë.

Foto: Rasim Thaçi-Cima/Arkiv

“Ai i ka dashur njerëzit, sidomos kur e takonte dikë nga estrada, i ka ndal ju ka fol, se ne e kemi kritikuar për dikën që nuk e njeh pak ma shpejt mos u ndal, por të gjithëve iu ndalke, rrike 15-20 minuta me njerëzit që nuk i ka njihte as parë ndonjëherë, ku e kam vënë re këtë gjë, kur ndërroi jetë më kanë shkruar edhe më kanë fol shumë njerëz duke më thënë: ‘paramendo më ka fol mu Cima më është dkur sikur më janë plotësuar të gjitha ëndrrat, sepse unë nuk jam askushi, nuk më njeh askush e ai qëndroi 20 minuta me mua duke më shpjeguar diçka po unë e kisha mendjen te ajo sesi kohën e tij po ma kushton mua’, e tani kjo të bën të mendosh se edhe nëse bëhesh dikush në jetë duhet me qëndruar në tokë se me popull duhet të kesh shumë kujdes”, ka treguar Artani.

Foto: Rasim Thaçi-Cima dhe Artani/Arkiv

Ndryshe, kujtojmë që Artani ishte në mesin e të nominuarve të javës që lamë pas, por ishin çifti Alisa dhe Urimi që u eliminuan.

Theksojmë që banorët që po vazhdojnë rrugëtimin e tyre në BBVK janë në garë për shpërblimin prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/