Cristiano Ronaldo mund të ndryshojë sërish ngjyrat e klubit këtë verë, pasi dëshira e yllit portugez është që të vazhdojë të luftojë për rekordin e golave të shënuar në Ligën e Kampionëve.
Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e “rindërtimit” të Manchester United në moshën 37-vjeçare dhe mungesa në garën më të madhe në botë do të thotë humbje e madhe.
Ai ka qenë i lidhur me disa gjigantë evropianë nga Anglia, Spanja, Gjermania dhe për legjendën e Arsenalit, Paul Merson, portugezi është zgjidhja ideale për stilin e lojës së Chelseat.
“Chelsea ka nevojë për një sulmues. Skuadra ka dy nga mbrojtësit më të mirë në botë, ndoshta një të tretën që kur bleu Mark Cucurella”.
“Ata luajnë lart, jo si Manchester United që e nis nga mesi. Ronaldo në Chelsea nuk duhet të vrapojë, vetëm të qëndrojë dhe të presë një harkim”.
“Po flasim për një nga golashënuesit më të mirë në botë, nuk i ka rastësisht 800 gola. Për mua, ai dhe Chelsea janë kombinimi perfekt ”, ka thënë Merson. /Telegrafi/