Site icon Telegrafi

Ahmeti i VV-së: Thaçi nuk e ka përmendur afatin 48 orësh

Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti ka thënë se në takimin e sotëm me Presidenit Hashim Thaçi nuk ka përmednur kurrfarë afati kohor.

Ahemeti,, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, me Presidentin e Republikës së Kosovës.

Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Lexo po ashtu Thaçi i jep Kurtit edhe 48 orë për ta propozuar kandidatin për kryeministër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë sot, se pas takimit me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, i ka dhënë 48 orë afat Kurtit për nomimin e kandidatit apo kandidatës për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version