Site icon Telegrafi

Ahmeti: VV morri 42,05% të votave në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë një krahasim të rritjes së votave të Levizjes Vetëvendosje në Prishtinë, që nga viti 2013, deri më 2017, duke thënë se në zgjedhjet e djeshme kanë marrë 35.165 vota.

Sipas tij, në vitin 2013, në garën për kryetar të Prishtinës, Vetëvendosje kishte 16,014 vota si subjekt në komunën e Prishtinës ose 20,15%.

“Në vitin 2014, 6 muaj pas fillimit të qeverisjes, në zgjedhjet nacionale, Vetëvendosje kishte 20,968 vota (24,49%). Në vitin 2017, në fund të mandatit qeverisës në Prishtinë, në zgjedhjet e 11 qershorit, ende pa përfunduar të gjitha numërimet, Vetëvendosje ka 35,165 vota ose 42,05%”, thuhet në postimin e Ahmetit në Facebook.

Exit mobile version