Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot votoi në fshatin Zajas të Kërçovës, nga ku tha se zgjedhjet të jenë të lira dhe sipas të gjitha standardeve.
“Vota juaj sot e ndihmon ecurinë e vendit drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian, barazisë gjuhësore edhe në presidencë si dhe parimit të konsensualitetit si mjet në duart tona për ta parandaluar defaktorizimin e votës shqiptare, mbivotimin, margjinalizimin dhe mospërfilljen”, deklaroi Ahmeti.
Ai shtoi se pret që këto zgjedhje të jenë ndihmesë drejtë NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Sipas KSHZ-së deri në orën 13:00 pjesëmarrja në zgjedhje është 20.45 përqind.
Për të parin e kryetarit të shteti garojnë Blerim Reka, Gordana Siljanovsja-Davkova dhe Stevo Pendarovski./Telegrafi/