Telegrafi

Ahmeti viziton familjet e viktimave nga vërshimet (Foto)

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti gjatë ditës së djeshme ka vizituar Hasanbegun në mënyrë mjaftë sekrete. Sipas mediave të afërta me partinë e Ahmetit thuhet se vizita e tij është bërë nën organizimin e shefit të shtabit të emergjencës në Hasanbeg, Ali Sadiku, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ka vizituar këtë lagje pas 9 ditësh duke takuar disa familje të prekura nga vërshimet dhe disa familjarë të viktimave të cilëve u ka shprehur ngushëllime./Telegrafi/